Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar mbi zgjidhjen e ngërçit për presidentin.
LDK-ja ka reaguar përmes shefjes së deputetëve, Jehona Lushaku Sadriu, duke theksuar se kërkesa e Abdixhikut ishte një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, i domosdoshëm për dialog dhe bashkëpunim.
Lushaku-Sadriu shtoi se në momente kyçe për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike, duke i bërë thirrje për qasje konstruktive ndërpartiake.




