Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në fshatin Llaushë.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, ndërsa dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se autoritetet janë duke u marrë me rastin.




