Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka deklaruar se Kontrata Kolektive ka penguar seriozisht realizimin e projekteve kapitale në komunë, duke shkaktuar humbje mbi 3.5 milionë euro nga buxheti i dedikuar për zhvillim.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se këto mjete janë marrë përmes vendimeve të gjykatave dhe përmbaruesve, duke e futur komunën në rrezik kolapsi financiar dhe buxhetor.Sipas tij, kjo kontratë ka kufizuar mundësinë e komunës për të realizuar projektet e miratuara nga Asambleja Komunale, ndërsa mjetet e humbura kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik dhe të perspektivës së Malishevës.




