Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me ndikimin negativ që po ka mosfunksionimi i institucioneve qendrore në nivelin lokal.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi theksoi se shumë projekte komunale janë bllokuar për shkak të mungesës së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe masave të BE-së, duke pamundësuar shfrytëzimin e fondeve të zotuara për Kosovën.
“Mosfunksionimi i institucioneve qendrore ka ndikim negativ edhe në funksionimin e pushtetit lokal, problematika është shumë dimensionale, si nga aspekti financiar por edhe legjislativ. Shumë mjete financiare që janë të zotuara nga BE, nuk mund të thithen nga Kosova për shkak se duhet një marrëveshje ndërkombëtare, ku me dhjetëra miliona euro shkojnë edhe në nivel lokal.” U shpreh ai.




