Pavarësisht krizës me çmimet e derivateve në Kosovë, si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, gjiganti metalurgjik Trepça ka ndarë 400 mijë euro për blerjen e naftës për nevojat e vet.
Furnizimi do të përfshijë flotacionin në Leposaviq, zonën industriale në Zveçan dhe minierat në Crnac dhe Belo Brdo.
Procedura është e hapur dhe do të ndiqet rregulli i çmimit më të ultë, me afat dorëzimi ofertash deri më 9 prill.




