Çmimet e naftës në Belgjikë pritet të arrijnë një nivel rekord prej 2.489 euro për litër, sipas raportimeve të Le Soir dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Rritja e çmimeve lidhet me paqëndrueshmëri në tregjet globale dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Benzina me 95 oktanë (E10) do të arrijë 1.945 euro për litër, ndërsa E5 98 oktanë do të kalojë 2 euro për litër.
Nivelet e ngjashme janë regjistruar për herë të fundit në nëntor 2022.




