Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Hotelerisë për shkurt 2026, sipas të cilave numri i vizitorëve në hotele është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas ASK-së, në shkurt 2026 u regjistruan 56,644 vizitorë, prej të cilëve 24,416 ishin vendorë dhe 32,228 të huaj. Krahasuar me shkurtin e vitit 2025, kur ishin 51,795 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 9.4%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 112,367, prej të cilave 60,513 (53.8%) ishin nga vizitorët e jashtëm dhe 51,854 (46.1%) nga vizitorët vendorë. Vizitorët e huaj shënuan një rritje prej 16.1% krahasuar me shkurtin 2025, me shumicën që vinin nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.




