Gjyqtari kosovar Besim Vitaku ka marrë pjesë në FIBA Potential National Referee Camp, i cili u mbajt në Vjenë nga 30 mars deri më 4 prill.
Ky kamp mblodhi 24 gjyqtarë nga e gjithë Evropa dhe shërbeu si një platformë e rëndësishme për zhvillimin profesional dhe vlerësimin e tyre.
Vitaku, kandidat për licencim nga FIBA Europe për periudhën 2027–2029, pati një paraqitje shumë të suksesshme. Ai gjykoi ndeshjen hapëse të turneut, u nominua si Referee Observer dhe ishte pjesë e fazave eliminatore të kampionatit U20.
Kjo përvojë përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e gjyqtarëve kosovarë në skenën ndërkombëtare.




