Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ndaj deputetes Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e saj për heqjen e pezullimit nga detyra.
Kërkesa ishte paraqitur nga vetë Balluku, ndërsa avokatët mbrojtës argumentuan se masa e pezullimit nuk ka më bazë ligjore.
Sipas tyre, kanë kaluar më shumë se tre muaj nga vendosja e saj dhe masa ka humbur qëllimin. Megjithatë, gjykata nuk i mori parasysh këto pretendime.
Edhe më herët, në Apelin e Posaçëm, gjyqtarja Miliana Muça kishte shqyrtuar të njëjtën çështje, duke vendosur që masa të mbetet në fuqi.
Ndërkohë, zhvillime të tjera priten më 9 prill në Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet një tjetër masë sigurie ndaj Ballukut – ndalimi i udhëtimit jashtë vendit. Mbrojtja synon heqjen edhe të kësaj mase.




