Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës në një postim në rrjetin social Facebook ka kundërshtuar vendimin e ZRRE-së për shkyçjen e bizneseve nga energjia elektrike, duke paralajmëruar se ky veprim rrezikon 22 mijë vende pune dhe rritje të çmimeve për dy milionë qytetarë. Sipas saj, shumë biznese janë ende në pritje të vendimeve të gjykatave dhe themelimit të institucioneve të reja.
Sipas Dhomës, këto biznese nuk janë pajtuar me kushtet që i kanë konsideruar të papranueshme dhe të dëmshme, ndërkohë që një pjesë tjetër ka bërë marrëveshje të përkohshme ose është në pritje të vendimeve të gjykatave dhe formimit të institucioneve të reja të vendit – Kuvendit dhe Qeverisë.
“Ky veprim arbitrar dhe i papërgjegjshëm po rrit çmimet e konsumit për dy milionë qytetarë dhe po rrezikon largimin nga puna të së paku 22 mijë punëtorëve,” thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.





