Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç.
Sipas tij, rregullorja pritet të hyjë në fuqi gjatë verës së vitit 2026, ndërsa zbatimi i plotë do të nisë më 1 janar 2027. Ai theksoi se kjo është një masë e vështirë, por e domosdoshme, duke shtuar se Greqia synon të jetë ndër vendet e para që ndërmarrin një hap të tillë.
Plani parashikon përdorimin e një sistemi të identifikimit të moshës përmes një portofoli digjital për fëmijët.
Qeveria greke gjithashtu u ka bërë thirrje platformave digjitale që të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar edhe sanksione në rast të mosrespektimit.




