Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas fillimit të shkyçjes elektrike për mbi 1300 bizneseve që nuk kanë lidhur kontratë me furnizues të licensuar.
Bajrami ka thënë se kjo situatë është thellësisht shqetësuese dhe e dëmshme për ekonominë dhe qytetarët dhe ka kërkuar hetim mbi ZRRE-në për çështjen e daljes në treg të lirë.
“Sot shkyçja e dhunshme e kompanive nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike është persekutim, është politikë që shkon vetëm në favor të mafisë energjetike në vend. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucionet si ZRRE dhe të tjerat që kjo politikë të mos kalojë dhe të mos mbetet e pa ndëshkuar. Qytetarët duhet ta dinë se po paguajnë për mafinë energjetike,” ka theksuar Bajrami.




