Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar për Ditën e Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të saj çdo ditë. Ai tha se Kushtetuta nuk është vetëm tekst në letër, por themeli i drejtësisë, barazisë dhe përgjegjësisë institucionale.
Hoti kritikoi ata që betohen ta mbrojnë Kushtetutën, por janë të parët që e shkelin: “Respekti për Kushtetutën dëshmohet me veprime, jo me deklarata. Kosovës i duhen institucione që e zbatojnë ligjin, jo që e interpretojnë sipas interesit të momentit.”




