Sot, ministrja Saranda Bogujevci priti në takim Alessandro Biciocchi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Domenico Bartolucci.
Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimet e deritashme me institucionet kulturore, duke u vlerësuar projektet e realizuara dhe ndikimi i tyre në promovimin e kulturës.
Po ashtu, palët shqyrtuan mundësitë për iniciativa të reja në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, me synim thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.




