Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar që rezoluta për uljen e çmimeve të naftës, e propozuar në seancën e kaluar, të rikthehet për shqyrtim në Kuvend.
Ajo theksoi se kjo çështje ka rëndësi të madhe për qytetarët dhe duhet të trajtohet me prioritet, përpara marrëveshjeve ndërkombëtare.
Sipas Lushaku-Sadriu, gjatë diskutimeve të mbajtura më 3 prill, deputetët kanë shprehur shqetësim për rritjen e çmimeve të naftës dhe efektin zinxhir që kjo ka në koston e jetesës në vend.
Ajo shtoi se masat e propozuara në kuadër të kësaj rezolute janë të domosdoshme dhe duhet të shqyrtohen sa më shpejt nga Kuvendi.




