Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në Kuvendi i Kosovës projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore, i njohur si “Ligji për Çmimet Tavan”.
Ai tha se qëllimi i ligjit është mbrojtja e konsumatorëve dhe interesit publik në raste të rritjes së pakontrolluar të çmimeve, duke theksuar se nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimeve në kohë krize.
Murati shtoi se masa të tilla janë të përkohshme dhe aplikohen vetëm në situata të jashtëzakonshme për stabilizimin e tregut.




