Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se inflacioni vjetor në mars 2026 ka arritur në 6.7%, ndërsa ai mujor është rritur për 1.5%.
Rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i transportit, energjisë dhe produkteve ushqimore, përfshirë pemët dhe mishin. Po ashtu, rritje të mëdha janë shënuar edhe te biletat e fluturimeve dhe shërbimet e banimit.
Në nivel mujor, ndikimin kryesor e kanë pasur karburantet dhe ushqimet, ndërsa ulje të lehtë ka pasur te energjia elektrike dhe lëndët djegëse të ngurta.
Të dhënat tregojnë për vazhdim të presionit inflacionar në ekonominë e vendit.




