Kryeministri Britanik Keir Starmer në një video të postuar nga avioni në platformën X, ka thënë se: “Të gjithë duan që kjo të marrë fund, sidomos ukrainasit”.
Starmer do t’i bashkohet disa udhëheqësve evropianë që marrin pjesë në bisedime në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.




