Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Qendra e Paraburgimit në Hagë ka komentuar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ai ka deklaruar se qëllimi i kësaj nisme ishte arritja e një paqeje të qëndrueshme mes dy vendeve dhe hapja e rrugës për integrimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar,” është shprehur Thaçi.




