Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kandidat konsensual për postin e presidentit, i cili do të mund të siguronte mbështetje më të gjerë politike.
Sipas tij, një nga emrat që mund të luajë këtë rol është Xhavit Haliti, të cilin e vlerëson si figurë me përvojë të gjatë institucionale dhe politike. Hasani tha se Haliti, duke pasur një të kaluar si kryetar i Kuvendit dhe deputet, mund të jetë i pranueshëm edhe për disa subjekte politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai theksoi se ky është një qëndrim personal i tij dhe jo qëndrim zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Hasani gjithashtu vlerësoi se një profil i tillë politik, me përvojë të gjatë dhe pa përplasje të theksuara me partitë e tjera, mund të shërbejë si figurë unifikuese në skenën politike të vendit.




