Në fshatin Lupç të Podujevës u mbajt sot ceremonia e varrimit të babait të deputetes Albulena Haxhiu, ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit nga familjarë, miq dhe qytetarë.
Në ceremoni mori pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila shprehu ngushëllimet e saj për familjen Haxhiu.
Përveç saj, në varrim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ndryshëm të skenës politike në Kosovë, përfshirë edhe figura nga opozita.
Ndër ta u panë edhe Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët po ashtu shprehën ngushëllime dhe respekt për familjen e të ndjerit.




