Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Pashkët, duke përcjellë mesazhe paqeje, dashurie dhe mirëqenieje për shoqërinë shqiptare.
Në deklaratën e tij për media, Begaj uroi në veçanti besimtarët ortodoksë që kremtojnë këtë festë të shenjtë, duke theksuar rëndësinë e vlerave njerëzore, solidaritetit dhe bashkëjetesës.
“Gëzuar Pashkën! Qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë shqiptarët… Të bëhemi më të mirë për njëri-tjetrin,” u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar nevojën për më shumë respekt dhe unitet në shoqëri.




