Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka bërë thirrje Iranit dhe SHBA-së që të gjejnë një “rrugëdalje” diplomatike, pas dështimit të bisedimeve të raportuara në Pakistan, sipas BBC.
Në një bisedë me Sulltanin e Omanit, Starmer theksoi se vazhdimi i armëpushimit është “jetik” dhe se, sipas tij, të gjitha palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Ndërkohë, sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, në një intervistë për programin e BBC-së “Sunday with Laura Kuenssberg”, e cilësoi si “zhgënjyese” ndërprerjen e bisedimeve fillestare për përfundimin e konfliktit.
Streeting gjithashtu mbrojti vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mos u përfshirë në konflikt, duke theksuar nevojën për përqendrim në zgjidhje diplomatike.




