Një vjedhje është raportuar në fshatin Mirash të Ferizajt., ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një xhami.
Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë hapur derën e objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë, ndërsa kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.
Policia bën të ditur se vlera e dëmit, përfshirë arkën dhe pajisjet e kamerave, arrin rreth 170 euro.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.




