Analisti Burim Ramadani ka deklaruar se politikanët kryesorë në Kosovë po e mbajnë vendin në situata të vazhdueshme “dramatike”.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nëse partitë politike nuk riorganizohen, atëherë këtë do ta bëjnë qytetarët, duke paralajmëruar krijimin e një lëvizjeje të re politike në të ardhmen.
Sipas Ramadanit, një iniciativë e re me pjesëmarrjen e qytetarëve, aktivistëve dhe të rinjve mund të formësohet së shpejti dhe të sjellë ndryshime në skenën politike, duke ndikuar në transformimin e partive aktuale.




