Të hënën pasdite është tërhequr shorti për “Final 4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave.
Gjysmëfinalet premtojnë përballje mjaft interesante. Në ndeshjen e parë do të takohen Istogu dhe Shqiponja, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë përballen Ferizaj dhe Samadrexha.
Të katër skuadrat synojnë kualifikimin në finale dhe fitimin e trofeut të çmueshëm të Kupës së Kosovës, duke premtuar ndeshje të forta dhe konkurruese.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 25 prill, ndërsa finalja është paraparë të luhet më 26 prill.
Istogu hyn në këtë turne si fitues në fuqi i Kupës së Kosovës.




