Në Kosovë janë regjistruar 448 biznese me kapital kinez që nga viti 2000, por vetëm 13 prej tyre rezultojnë aktive, ndërsa shumica mbeten pasive ose janë shuar.
Ekspertët ngrenë shqetësime për mungesën e mbikëqyrjes dhe efektivitetin e këtyre investimeve, duke theksuar gjithashtu ndikimin e mundshëm strategjik të Kinës në rajon.
Ndërkohë, marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Kinës karakterizohen nga një deficit i madh tregtar, me importe shumë më të larta sesa eksportet./EO/




