Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka bërë të ditur se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në procesin e mbrojtjes në Gjykatën Speciale në Hagë.
Prosper tha se bëhet fjalë për figura të njohura ndërkombëtare, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole.
Sipas Prosper, dëshmitë që do të paraqiten kanë karakter shfajësues dhe janë thelbësore për ta vënë në kontekst aktakuzën e Prokurorisë.




