Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë si folëse kryesore në një nga eventet e TED Talk në Vancouver të Kanadasë.
Ajo e ka cilësuar këtë platformë si një hapësirë ku idetë shndërrohen në nxitje për veprim, duke theksuar rëndësinë e diskutimeve globale për çështje me ndikim.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka deklaruar se historia e Kosovës dëshmon se përkushtimi ndaj të vërtetës, demokracisë dhe humanizmit mund të sjellë ndryshime të mëdha, edhe nga vendet e vogla.
Ajo ka nënvizuar rolin që mund të kenë shtetet e vogla në frymëzimin e ndryshimeve pozitive në nivel global, përmes angazhimit të vazhdueshëm në mbrojtjen e vlerave demokratike.




