Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas informacioneve të tij, ka dërguar një kërkesë për takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas tij, për Partinë Demokratike të Kosovës nuk është dërguar kërkesë me shkrim, ndryshe nga ajo që është kërkuar nga kjo parti për një takim me Bedri Hamza.
Kelmendi ka deklaruar se, sipas burimeve të tij, Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me postin e Presidentit, por ka hapur diskutime edhe për pozita të tjera në kuadër të negociatave politike.
Këto deklarime janë bërë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.




