Kreu i Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka deklaruar se Koreja e Veriut ka bërë përparime “shumë serioze” në aftësitë e saj për prodhimin e armëve bërthamore.
Sipas tij, janë vërejtur shenja të zgjerimit të kapaciteteve për pasurimin e uraniumit, përfshirë ndërtimin e një impianti të ri në kompleksin bërthamor të Yongbyonit.
Ai ka theksuar se është rritur aktiviteti edhe në reaktorë dhe objekte të tjera bërthamore, duke përfshirë një reaktor me ujë të lehtë dhe njësitë e ripërpunimit.
Sipas vlerësimeve, programi bërthamor i Koresë së Veriut përfshin tashmë disa dhjetëra koka bërthamore, ndërsa zhvillimet e fundit tregojnë një rritje të kapaciteteve për prodhimin e materialeve për armë.
Grossi ka paralajmëruar se këto zhvillime përbëjnë një shqetësim serioz për sigurinë ndërkombëtare dhe se agjencia po vazhdon monitorimin e situatës.




