Vushtrria është shpallur kampion i Ligës së Dytë në konkurrencën e meshkujve, pasi fitoi edhe finalen e dytë ndaj KB Kaçaniku me rezultatin 63:82.
Skuadra nga Vushtrria dominoi serinë finale, duke siguruar titullin e kampionit dhe duke konfirmuar formën e mirë gjatë gjithë sezonit.
Kupën dhe medaljet për kampionët i ndau Komesari i Garave në Federata e Basketbollit e Kosovës, Faton Kurshumlija.
Me këtë sukses, Vushtrria siguron promovimin dhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. 🏀




