Avokatja Besjana Ismajli ka kërkuar nga gjykata dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, si dhe kompensim për dëmet ndaj zyrtarit policor Çlirim Shaqiri.
Ajo tha se provat e administruara kanë dëshmuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të të akuzuarve dhe qëllimin për destabilizim të rendit kushtetues.
Sipas saj, Shaqiri ka pësuar pasoja të rënda fizike dhe psikike nga sulmi dhe ende nuk është rehabilituar plotësisht, ndërsa kërkoi që gjykata të marrë parasysh rrethanat rënduese dhe t’i shpallë fajtorë të akuzuarit.




