Dje rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor.




