Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth projektit të Parkut Solar 100 MW në Kosovë, duke kërkuar nga institucionet qeveritare sqarime publike për ecurinë e tij.
Ai tha se ka paqartësi për statusin aktual të projektit dhe se, sipas raportimeve mediatike, në lokacionin e planifikuar nuk vërehen punime konkrete në terren.
Muharremi theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të informojë qytetarët nëse projekti është duke u realizuar sipas planit apo ka ngecur, duke e cilësuar si një çështje të rëndësishme për sektorin energjetik dhe ekonominë e vendit.




