Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se përfaqësues të kryesisë qendrore kanë zhvilluar takime me strukturat e degëve në disa qytete të vendit, përfshirë Gjakovën, Deçanin, Prishtinën, Pejën dhe Istogun.
Në njoftim theksohet se veteranët mbeten të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të drejtave të tyre të garantuara me ligj, duke kërkuar trajtim me dinjitet dhe respekt institucional.
Po ashtu, është paralajmëruar se çdo tentativë për cenimin e këtyre të drejtave do të përballet me qëndresë të bashkuar nga veteranët.




