Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar nisjen e një aksioni të jashtëzakonshëm inspektimesh në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës.
Aksioni synon rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezik të lartë si ndërtimtaria.
Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës.




