Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe Zëvendëskryeministri e Ministri i Financave i Belgjikës, Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.
Marrëveshja u nënshkrua në Washington DC, në kuadër të Takimeve Pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas palëve, kjo marrëveshje pritet të lehtësojë investimet dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, duke krijuar kushte më të favorshme për bizneset në të dy vendet.//EO//




