Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe homologu i tij kroat, Ivan Anušić, kanë folur për bashkëpunimin trepalësh me Kosovën gjatë një konference të përbashkët në Kroaci.
I pyetur për veprimet në rast të ndonjë sulmi ndaj Kosovës, ministri shqiptar tha se çdo veprim do të koordinohej me NATO-n, por theksoi se Shqipëria dhe Kroacia do të vepronin në mbështetje të Kosovës në kuadër të interesit të përbashkët për siguri në rajon.
Ndërkohë, ministri kroat sqaroi se deklarata e bashkëpunimit me Kosovën dhe Shqipërinë nuk përbën aleancë ushtarake, por marrëveshje për bashkëpunim teknik, shkëmbim njohurish dhe përvojash në fushën e mbrojtjes.
Ai shtoi se dokumenti nuk përfshin aktivitete luftarake dhe është i fokusuar vetëm në forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet vendeve.//EO//




