Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Dragash ku ka zhvilluar takime me veprimtarë lokalë.
Ai ka thënë se bashkimi i së djathtës brenda LDK-së është domosdoshmëri e kohës dhe një mundësi që nuk duhet humbur, duke theksuar se kjo do të ndodhë.
Abdixhiku shtoi se LDK synon të ndërtojë një alternativë serioze politike, e cila sipas tij duhet të jetë në hap me kohën dhe e fokusuar te qytetarët, jo te interesat personale të politikanëve.




