Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga mediat lidhur me raportimet për negociata të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit.
Ai nuk ka dhënë detaje konkrete për zhvillimet, por ka theksuar se komunikimet janë në vazhdim dhe se publiku do të informohet me kohë për çdo rezultat.
“Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ju njoftojmë”, tha Kurti, duke shtuar se ishte me vonesë në deklarimin për media.
Kjo përgjigje e njëjtë është dhënë edhe më herët gjatë javës kur ai është pyetur për të njëjtën çështje nga gazetarët.




