Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij, është liruar nga Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se fëmija është liruar gjatë ditës së djeshme.
Ajo ka theksuar se pas lirimit nga spitali, fëmija është marrë në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale (QPS) në Gjakovë, e cila do të vazhdojë me procedurat e nevojshme të mbrojtjes së tij.//EO//




