Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të European Senior Championships 2026.
Krasniqi ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë triumfoi me Waza-ari ndaj Teresa Bodnarova nga Republika Çeke.
Në çerekfinale, ajo vazhdoi me formë të shkëlqyer duke mposhtur sërish me Waza-ari Aleksandra Kaleta nga Polonia.
Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me italianen Odette Giuffrida, në një duel që pritet të jetë vendimtar për kualifikimin në finale.




