Rritja e rasteve të vdekjeve në vendin e punës në Kosovë mbetet shqetësuese, pas rastit të fundit në Shtime ku humbi jetën një punëtor 48-vjeçar.
Sindikalisti Jusuf Azemi ka fajësuar pronarët e kompanive dhe institucionet për mungesë sigurie dhe neglizhencë, duke kërkuar edhe krijimin e një fondi për familjet e viktimave.
Ndërkohë, Ministria e Punës ka nisur një aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në gjithë vendin për forcimin e sigurisë në punë dhe parandalimin e aksidenteve.




