Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka gjobitur KEDS-in me 30 mijë euro për shkak të gjashtë njehsorëve elektrikë me afat të skaduar të verifikimit.
Sipas MINTI-t, masa është marrë në kuadër të verifikimeve të vazhdueshme të njehsorëve elektrikë në të gjithë vendin, ndërsa kontrollet në terren po vazhdojnë në shtatë rajone.
Nga analizat laboratorike janë evidentuar pasaktësi në regjistrimin e kohës dhe datës në disa njehsorë të testuar.
Ministria ka kërkuar gjithashtu kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar dhe ka paralajmëruar vazhdimin e monitorimit dhe bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë për këtë çështje.




