Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Gjatë takimit, Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.
Të dyja palët kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira bilaterale dhe mbështetjen e vazhdueshme që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, investimet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Në fund të takimit, Haxhiu i ka uruar ambasadorit Hifzi suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale dhe diplomatike./RTK/




