Eugen Cakolli nga Institiuti Demokratik i Kosovës tha se situata e sotme pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është një sfidë e re pasi që Lëvizja Vetëvendosje tentoi dy kandidatura për kryetarë të ri të Kuvendit të Kosovës por që nuk pati sukses.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakolli vuri në dukje se dështimi i sotëm nuk erdhi nga ndryshimi i emrave, por nga mungesa e ndryshimit të qasjes.
“S’ka vullnet politik për një marrëveshje kompromisi. Propozimi i kandidatëve që tashmë dihet se nuk kanë votat e nevojshme është thjesht vazhdim i bllokadës. E pakuptimtë mbetet edhe mënyra se si u menaxhua seanca nga kryesuesi”, shkroi ai.





