Gjykata Speciale ka njoftuar për zhvillime të reja në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit, gjykatësi i vetëm ka urdhëruar palët që deri më 22 prill 2026 të dorëzojnë parashtrime me shkrim lidhur me çështje që ndikojnë në përcaktimin e kalendarit për pjesën e mbetur të procesit.
Gjykatësi Gosnell ka bërë të ditur se parashtrimet duhet të bazohen në supozimin se për dëshmitarët e Mbrojtjes nuk do të nevojiten seanca shtesë, pa paragjykuar vendimet për mocionet ende të pashqyrtuara.
Po ashtu, është caktuar data 5 maj 2026 në orën 16:00 si afat kur Mbrojtja duhet të njoftojë për mbylljen e paraqitjes së provave, në varësi të zhvillimeve të mëtejme në proces.




