Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shprehur shqetësim për zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ai ka deklaruar se procesi ngre dilema serioze për legalitetin dhe legjitimitetin e organeve të zgjedhura, duke theksuar se mbledhja është shoqëruar me shkelje procedurale.
Sipas Krasniqit, janë evidentuar devijime nga normat dhe mosrespektim i Statutit dhe Rregullores së Punës, çka, sipas tij, cenon integritetin e vendimmarrjes.
Ai gjithashtu ka kritikuar përpjekjet për t’i dhënë Asociacionit ngjyrim politik partiak, duke e cilësuar këtë si në kundërshtim me frymën e ligjit.




