Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Çekisë, Petr Macinka, i cili tha se njohja e Kosovës nga Çekia ishte bërë “nën presion”.
Haradinaj theksoi se deklarata të tilla dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe cenojnë kredibilitetin e ndërtuar ndër vite.
Në një reagim në rrjetin social X, ajo u shpreh se kjo narrativë ndikon negativisht edhe në rolin e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues në dialogun Kosovë–Serbi.
Deklarata e Macinkës u bë gjatë një konference të përbashkët në Pragë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.




